Sonte janë zhvilluar ndeshjet e fundit në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.
Në këtë mënyrë janë mësuar edhe tetë skuadrat, të cilat kalojnë më tej dhe katër të tjerat që vazhdojnë në Europa League.
Skuadrat që kalojnë më tej janë: Arsenal, PSG, Napoli, Benfica, Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid dhe Bayern Munich.
Ndërsa në Europa League vazhdojnë këto skuadra: Ludogorets, Besiktas, Monchengladbach dhe Rostov.