Tetë viktima dhe rritje të rasteve të reja, përkeqësohet gjendja në Greqi (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 18:38 20-10-2020 Tetë viktima dhe rritje të rasteve të reja, përkeqësohet gjendja në Greqi (SHIFRAT) Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit, Greqia ka regjistruar 8 viktima dhe 667 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 528 numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga nisja e pandemisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, rastet janë shënuar kryesisht në Athinë, 250 dhe Selaniku me 125. Greqia ka regjistruar rreth 230 të infektuar më shumë se një ditë më parë çka ka ngjallur alarmin tek autoritetet shëndetësore.

Kjo pasi, sipas mediave helene, vendi do të përballet me një valë të dytë infektimesh dhe pritet që në zona të caktuara të forcohen masat anti-Covid. E gjithë Europa është përfshirë nga një valë e re infektimesh.

Deri më tani në të gjithë Botën numërohen më shumë se 40 milionë të infektuar.v

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët: Ja si do të shpërndahen dokumentet e identifikimit për të cilat keni aplikuar
»
Article Logic
Execution time: 0.012664079666138
array(1) { ["section"]=> string(87) "tete-viktima-dhe-rritje-te-rasteve-te-reja-perkeqesohet-gjendja-ne-greqi-shifrat-224476" }