Teuta mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë, durrsakët presin biletën për në Europa League

Publikuar tek: sport, më 22:00 02-08-2020 Teuta mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë, durrsakët presin biletën për në Europa League Foto mga ndeshja Teuta - Tirana

Është Teuta fituesja e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-0 kampionët e Shqipërisë, Tiranën.

Ka qenë një ndeshje emocionuese dhe e luftuar deri në momentin e fundit, por durrsakët ia kanë dalë të ngrenë lart trofeun dhe të sigurojnë një biletë për në fazat eleminatore të Europa League.

Që në minutën e dytë Teuta ka kaluar në avantazh me anë të Hoxhës, pas një goditje me kokë me topin e ardhur nga goditja e lirë.

Kampionët e Shqipërisë kanë tentuar të barazojnë rezultatin duke krijuar mundësi të shumta, por pa mundur të finalizohen me gol në portën e Stivi Frashërit.

Do të vinte minuta e 78 kur pas një gabimi të Kristi Vangjelit, Teuta do të dyfishonte rezultatin me anë të Lorenco Vilës, I cili shënoi edhe golin e sigurisë.

Me gjithë përpjekjet e Tiranës për të rihapur ndeshjen minutat e fundit, rezultti kka mbetur I pandryshuar.

Tiranës i mbetet të kënaqet me kampionatin, ndërsa Teuta çon në shtëpi trofeeun në 100 vjetorin e themelimit të klubit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010376930236816
array(1) { ["section"]=> string(102) "teuta-mposht-tiranen-dhe-fiton-kupen-e-shqiperise-durrsaket-presin-bileten-per-ne-europa-league-215860" }