Teutës i “shpërthen GRANADA” në dorë, durrsakët pësojnë goleadë në Europa League

Publikuar tek: sport, më 16:53 17-09-2020 Teutës i “shpërthen GRANADA” në dorë, durrsakët pësojnë goleadë në Europa League Foto nga ndeshja Teuta - Granada

Teuta i jep fund aventurës në Europë League pasi është mundur me rezultatin e thellë 0-4 nga Granada.

Sfida e luajtur në “Niko Dovana” nuk kishte shumë histori pasi skuadra që militon në La Ligan spanjolle ishte dukshëm favorite edhe në fushën e lojës.

Teuta pëson 3 gola për 31 minuta, ndërsa në pjesën e dytë Granada shënon edhe golin e 4-të duke mbyllur përfundimisht ndeshjen pasi edhe vendasit ngelen me 10 lojtarë pas daljes më të kuq të Fabio Beqjas.

Me këtë humbje skuadra e Martinit mbyll aventurën në Europa League në turin e dytë, ndërsa Granada kalon në turin e 3-të./Newsport

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013288021087646
array(1) { ["section"]=> string(84) "teutes-i-shperthen-granada-ne-dore-durrsaket-pesojne-goleade-ne-europa-league-220721" }