Prokuroria kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Arbri Çekaj, në magazinat e të cilit u bllokuan 613 kg kokainë.
Nga Gjermania, Arbri Çekaj në një deklaratë për mediet ditë më parë u shpreh se ishte i gatshëm të vinte në Shqipëri duke mohuar të kishte lidhje me kokainën.
Si një tregtar bananesh, Çekaj tha se do vinte për t’u përballur me të vertetën por ende nuk ka marrë asnjë hap.
Sakaq, Prokuoria nga ana e saj ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për Çekajn e “Arbri Garden” i cili u largua nga Shqipëria 3 ditë para kapjes së sasisë rekord të kokainës .
Biznesmeni dyshohet për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike dhe rezulton i shpallur në kërkim nga policia.