Ish presidenti Bujar Nishani ka paditur për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se 'vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qyteti Studenti'.
Nishani siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti. Ish presidenti e sfidon kryeministrin Rama , si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentat që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty.
Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.
Kujtojmë se sot Nishani fitoi postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së.