Tha se ka marrëveshje e fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi, Meta sulmon ambasadoren e SHBA: Ata që e kthyen në Ramaformë, kërkojnë të shpikin fajtorë

Publikuar tek: politike, më 22:19 25-05-2020 Tha se ka marrëveshje e fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi, Meta sulmon ambasadoren e SHBA: Ata që e kthyen në Ramaformë, kërkojnë të shpikin fajtorë Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë drejtpërdrejt për deklaratën e Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, për mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi.

Në emisionin Opinion, Meta tha se ata që e kthyen Reformën në Drejtësi në Ramaformë, tani kërkojnë të shpikin fajtorë.

Meta: Unë besoj se jemi ende në kuadër të revolucionit kulturior të Reformës në Drejtësi

Fevziu: Revolucion kulturor që e keni votuar ju

Meta: Është tjetër Reforma që u votua në Kuvend dhe tjetër revolucioni kulturor që e ka kthyer Ramaforma. Ka 6 vite që flitet dhe ka dështuar gjithë sistemi. Ata që e kthyen në Ramaformë kërkojnë të shpikin fajtorë.

Fevziu: A jeni ju targeti i Ambasadores?

Meta: Një gjë ta kesh të qartë ti dhe gjithë të tjerët. Nuk lejoj të tallet njeri me atë Reformë që e kthyen në Ramaformë. Ajo ambasadore s’mund ta ketë për Ilir Metën.

Ambasadorja në datën 23 mars në një takim që ka bërë me mua në Presidencë bashkë me përfaqësuesen e OPDAT, më ka kërkuar idetë e mia sesi shkohet në normalitet. Në 8 prill drejtori im i kabinetit i ka kthyer përgjigje dhe një platformë ku i thotë “siç biseduam me presidentin në datë kaq e aq... të lutem lexoji me kujdes këto propozime të Presidenit”.

Fevziu: Ambasadoja kërkoi nga ju vetëm versionin për tu kthyer në normalitet?

Meta: Presidenti i çoi në 8 prill një platformë me 14 pika që u bë publike

Fevziu: E njëjta apo u shtua ndonjë pikë?

Meta: I është dërguar platfoma me 14 pika siç u kërkua

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013342142105103
array(1) { ["section"]=> string(160) "tha-se-ka-marreveshje-e-fshehte-per-te-vrare-reformen-ne-drejtesi-meta-sulmon-ambasadoren-e-shba-ata-qe-e-kthyen-ne-ramaforme-kerkojne-te-shpikin-fajtore-207800" }