Tha se kishte kaluar Covid-19, Braçe SHPËRTHEN ndaj Kryemadhit: Ka bërë një KRIM që dënohet me 2 vite burg, ligjin e ka miratuar Meta

Publikuar tek: politike, më 13:05 25-11-2020 Tha se kishte kaluar Covid-19, Braçe SHPËRTHEN ndaj Kryemadhit: Ka bërë një KRIM që dënohet me 2 vite burg, ligjin e ka miratuar Meta Erion Braçe dhe Monika Kryemadhi

Zëvendës Kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi konfirmoi se kishte qenë e infektuar me koronavirus.

Kryemadhi u shpreh në një emision televiziv se lajmin ia kanë konfirmuar disa mjekë italianë, teksa ishte duke bërë një ndërhyrje kirurgjikale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Kryemadhi duhet të dënohej me burg për një veprim të tillë, pasi ka infektuar qëllimisht të tjerët.

Sipas tij, të thuash se Covid-19 nuk ekziston, t'i ftosh nëpër takime e ti grumbullosh pa mbajtur asnjë maskë, është një krim.

Më tej ai thotë se sipas ndryshimeve në Kodin Penal të dekretuara nga presidenti Ilir Meta, e thonë qartë se përhapja e sëmundjeve infektive me dashje, apo pa dashje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.

Postimi i plotë:

Nuk është turp të infektohesh, por është krim të infektosh, është krim të infektosh me dashje patjetër, por dhe nga pakujdesia. E thotë ligji dhe ligji duhet të zbatohet i njëjtë për të gjithë. Ti thuash njerëzve se, “COVID nuk ekziston” si nisje e një vargu marrëzish të tjera; T'i ftosh njerëzit nëpër takime e t'i grumbullosh, t'i mbash aty, ashtu, pa maskë e distancë, pa e ditur-rasti lehtësues, nëse je apo ka ndër ta të infektuar; Të përballesh me njerëzit që janë me maskë, ta bësh politike mbajtjen e saj, ti sfidosh edhe pse mbrojnë veten e të tjerët, qoftë edhe ty, tu kërkosh ta heqin maskën ne ambient të hapur kur ligji e rregulli është ndryshe; Është krim! Po po, është krim.

Ndryshimet ne Kodin Penal, miratuar ne 16. 4. 2020, dekretuar nga shkëlqesia e tij presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, date 22. 4. 2020, e thonë qartë: Përhapja e sëmundjeve infektive- Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri ne dy vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja te renda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri ne tete vjet. Pohimi i djeshëm nuk ishte i ri; Por ishte më i rëndi aman. Në kuptim të ligjit penal dhe akteve te kryera në gjithë këta muaj, në gjithë këto jave të rënda për çdo shqiptar! Nuk mund te kaloj si një gjë e zakonshme, nuk duhet t'ja pranojmë kërkuat si normalitet! Është krim dhe i qartë; Aq i qartë sa izolimi i presidentit ne Pallatin e Brigadave pa shpjegim, sa zënia e pistës se Liqenit për më shumë oksigjen, te gjitha veprime normale ne dijeni te njeriut apo njerëzve të infektuar.

Por nëse për vete mbrohesh e mbron, po për njerëzit e zakonshëm që i fton e grumbullon, pa asnjë masë mbrojtëse, pse e mohon, pse i mashtron, pse i vë në rrezik ata vetë e familjet e tyre?! Nuk është politike kjo, ky është krim! Është shumë më tepër se ajo ditëlindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji; Është me tepër sepse kanë qenë takime edhe më të mëdha e disa të tilla, kudo lart e poshtë, pa i matur kujt temperaturën ke dera, as prej vërteti e as si rrenë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO-EPIKE/ Kryeministri inspekton punimet në Laç, pas krahëve të Ramës punëtori ia bën me shenjë kolegut që të vendosë maskën
“Mos iu sulni qeverisë”, zv.ministri i kthehet ekspertëve te takimi me Metën: Çfarë strategji do bëni ju? I kemi bërë me ekspertët më të mirë të OBSH »
Article Logic
Execution time: 0.010797023773193
array(1) { ["section"]=> string(137) "tha-se-kishte-kaluar-covid-19-brace-shperthen-ndaj-kryemadhit-ka-bere-nje-krim-qe-denohet-me-2-vite-burg-ligjin-e-ka-miratuar-meta-229063" }