Tha se kishte konflikte me Ben Blushin, arrestohen personat që tentuan të ekzekutonin biznesmenin Andon Dhima; Sekuestrohen armë, maska e jelek të RENEAS (EMRAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:56 21-10-2020 Tha se kishte konflikte me Ben Blushin, arrestohen personat që tentuan të ekzekutonin biznesmenin Andon Dhima; Sekuestrohen armë, maska e jelek të RENEAS (EMRAT-VIDEO) Fotomontazh: Kur dy te arrestuarit tentojne te vrasin Andon Dhimen

Dy personat që ndoqën dhe tentuan të ekzekutonin me armë zjarri në hyrjen e pallatit biznesmenin Andon Dhima janë arrestuara nga Policia. Autorët janë me precedentë të theksuar kriminal thotë Policia, ndërsa ka prangosur dhe dy bashkëpunëtorët e tyre.

Në pranga kanë rënë dy autorët Grid Leno dhe Altin Hoxha, si dhe dy bashkëpunëtorët e tyre, Maringlen Matohiti dhe Enea Hoxha. Biznesmeni Andon Dhima publikoi vetë pak ditë më parë videot e atentatit të dështuar ndaj tij, ndërsa akuzoi ish-deputetin Ben Blushi, duke thënë se ai është i vetmi person me të cilin ka konflikte.

Sipas Policisë, pas marrjes së kallëzimit nga Andon Dhima se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Stuhia", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: Grid Leno, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe Altin Hoxha, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ndërkohë, janë ndaluar dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: Mariglen Matohiti, 30 vjeç lindur nëë Elbasan dhe banues në Tiranë, dhe Eena Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Gjatë operacionit, janë sekuestruar arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Lexo edhe: Atentati i dështuar, flet biznesmeni

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stuhia".

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zbardhet tentativa për vrasjen e 51-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta vrarë. Autorët me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

Në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Stuhia", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit:

M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas 12 vitesh, organizohen shkrimtarët, mblidhet Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve nga gjithë Shqipëria
Spitalet COVID të tejmbushur?, Brataj: Nëse do të shtohet numri i pacientëve do të hyjnë në lojë të gjithë spitalet rajonale »
Article Logic
Execution time: 0.012099027633667
array(1) { ["section"]=> string(169) "tha-se-kishte-konflikte-me-ben-blushin-arrestohen-personat-qe-tentuan-te-ekzekutonin-biznesmenin-andon-dhima-sekuestrohen-arme-maska-e-jelek-te-reneas-emrat-video-224519" }