Tha se Masakra e Reçakut ishte e fabrikuar, avokati nga Kosova kallëzon Presidentin serb Aleksandër Vuçiç

Publikuar tek: rajon, më 20:21 06-12-2019 Tha se Masakra e Reçakut ishte e fabrikuar, avokati nga Kosova kallëzon Presidentin serb Aleksandër Vuçiç Avokati shqiptar nga Kosova Tomë Gashi

Avokati shqiptar nga Kosova Tomë Gashi, në cilësinë e përfaqësuesit juridik të viktimave të Masakrës së Reçakut ka folur rreth kallëzimit penal ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit e ka quajtur këtë Masakës, fabrikim.

Duke folur për mediat kosovare, Gashi ka thënë se kallëzim penal ndaj presidentit serb është drejtuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vënë në dijeni dhe Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi.

“Kallëzimi penal është drejtuar në zyrën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e më pas janë njoftuar në formë të shkruar Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi si dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Kujtim Munishi, pasi të gjithë këta janë kompetentë të vendosin për këtë kallëzim penal.

Unë këtë nuk e kam shkruar për arsye të publicitetit sepse nuk kam nevojë për të, por në cilësinë e përfaqësuesit juridik të viktimave të Masakrës së Reçakut që i kam përfaqësuar si të dëmtuar, pra bëhet fjalë për të gjallët jo të vdekurit. Kemi një aktgjykim të plotëfuqishëm të vitit 2001, ku së paku një polic serb është shpallur fajtor për vrasje dhe për tentim vrasje të Masakrës së Reçakut”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Më tej, avokati Tomë Gashi theksoi se është e palejueshme që të ofendohen viktimat shqiptare, dhe të quhen terroristë.

“Kemi një aktgjykim të plotëfuqishëm që është në Kombe të Bashkuara dhe mohimi i Masakrës së Reçakut është çështje e vogël mund ta bëjë dikush për çështje politike por në asnjë mënyrë nuk lejohet që t’i quajnë viktimat shqiptare, terroristë shqiptarë”, ka shtuar ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026047945022583
array(1) { ["section"]=> string(111) "tha-se-masakra-e-recakut-ishte-e-fabrikuar-avokati-nga-kosova-kallezon-presidentin-serb-aleksander-vucic-188634" }