Tha se Masakra e Reçakut ishte e fabrikuar, Rama mesazh direkt Vuçiçit: Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar!

Publikuar tek: politike, më 22:49 07-12-2019 Tha se Masakra e Reçakut ishte e fabrikuar, Rama mesazh direkt Vuçiçit: Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! FotoArkive: Kryeminstri Rama dhe Vuçiç

Kryeministri Rama i ka dërguar pak më parë një mesazh direkt Presidentit serb Aleksandër Vuçiç pas deklaratës së këtij të fundit, se Masakra e Reçakut ishte e fabrikuar.

“Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar!”, shkruan ndër të tjera Rama dhe etiketon në mesazh dhe presidentin Vuçiç, ndërsa bën thirrje që në Serbi të ndalojnë të bëjnë të tilla deklarata.

“Miq atje! Ndaloni të vetë-deklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër dhe i përgjakshëm në Beograd! Levizni përpara! "Lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit" dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model!

@avucic Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që për aq kohë sa Serbia do të jetojë me mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes!”, shkruan Rama.

Kujtojmë se shumë shtete dhe Ambasada të vendeve të mëdha kanë dënuar deklaratat kundër Masakrës së Reçakut në Serbi, duke i quajtur ato të papranueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1598060131073
array(1) { ["section"]=> string(144) "tha-se-masakra-e-recakut-ishte-e-fabrikuar-rama-mesazh-direkt-vucicit-si-mundet-qe-dikush-te-mohoje-sot-nje-krim-lufte-te-miredokumentuar-188730" }