Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, reagon Pacolli: Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë ashpër deklaratën e Vuçiçit

Publikuar tek: rajon, më 21:53 05-12-2019 Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, reagon Pacolli: Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë ashpër deklaratën e Vuçiçit Ministri i Jashtem i Kosoves, Behgjet Pacolli dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç

Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se deklarata e neveritshme e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mohimin e masakrës së Reçakut duhet të dënohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka bërë me dije se masakra e Reçakut është një krim i rëndë kundër njerëzimit nga policia dhe ushtria serbe.

Kujtojmë se ditën e sotme presidenti serb Vuçiç deklaroi se masakra e Reçakut gjatë luftës së Kosovës ishte një trillim i bërë nga ana e amerikanëve.

Postimi i plotë:

Deklaratë e turpshme dhe e neveritshme e mohimit të masakrës së Reçakut nga Presidenti serb Vuçiç. Ai akt ishte një krim i rëndë kundër njerëzimit nga policia dhe ushtria serbe. Komandanti i njësisë që kreu masakrën e Reçakut Goran Radosavljević mbrohet nga miku i tij Vuçiç.

Që nga viti 2009, Radosavljevic është anëtar i Partisë Progresive Serbe. Ai është në Bordin Ekzekutiv të Partisë së Vuçiçit dhe është mbrojtur politikisht nga Vuçiç dhe rrethi politik që ata mbështesin që mbron të dyshuarit e nivelit të lartë për krime lufte në Kosovë.

Radosavljeviç ishte në krye të policisë dhe operacionit ushtarak në Racak më 15 janar 1999. Përveç kësaj, njësitë që ai komandonte janë përgjegjës për vrasjen e dhjetëra civilëve shqiptarë në masakrën e Qyshkut dhe janë implikuar edhe në masakrën e të burgosurve në Dubravë .

Radosavljeviç ishte përgjegjës për "operacionet e pastrimit" dhe gjatë komandës së tij të qendrës stërvitore Petrovo Selo, zyrtarë të lartë të MPB-së mbikëqyrën së paku 75 trupa që ishin transportuar në kamionë frigoriferikë për në Petrovo Selo.

Politika e mohimit të krimeve të luftës nga

Serbia dhe Presidenti i tyre Vuçiç duhet të dënohen gjerësisht dhe të mos pranohen si realitet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dalë kundër mohimit të masakrës së Reçakut. Ky është një akt kundër viktimave dhe shkon kundër pajtimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076220035552979
array(1) { ["section"]=> string(128) "tha-se-masakra-e-recakut-ishte-trillim-reagon-pacolli-komuniteti-nderkombetar-duhet-te-denoje-ashper-deklaraten-e-vucicit-188553" }