Tha se Rama po përpiqet t'i kufizojë kompetencat, Meta i përgjigjet urgjent Markut: I dashur profesor! Ky s'është problemi i vërtetë...

Publikuar tek: politike, më 21:05 22-02-2020 Tha se Rama po përpiqet t'i kufizojë kompetencat, Meta i përgjigjet urgjent Markut: I dashur profesor! Ky s'është problemi i vërtetë... Meta

Presidenti Ilir Meta ka reguar menjëherë pasi pedagogu Mark Marku u shpreh se kryeministri Edi Rama se po tenton që të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të kufizimit të kompetencave të presidentit me ndryshimet ligjore mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 Në reagimin e tij Meta i drejtohet Markut duke i thënë se Rama nuk po përpiqet t'i kufizojë kompetencat presidentit por të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike.

“I dashur Profesor Mark Marku! Rama nuk po përpiqet t'i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s'është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike”, shkruan Meta.

Pedagogu Mark Marku ndërsa e quajti të ligjshëm tubimin e Metës më 2 mars pasi sipas tij çdo president ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët, theksoi se Rama kërkon ti kufizojë kompetencat.

“Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit”, tha Marku ndër të tjera në news 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068778991699219
array(1) { ["section"]=> string(135) "tha-se-rama-po-perpiqet-ti-kufizoje-kompetencat-meta-i-pergjigjet-urgjent-markut-i-dashur-profesor-ky-s-eshte-problemi-i-vertete-196119" }