Thaçi reagon ashpër ndaj Kurtit: Ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, po sillet si njeri i paligjshëm

Publikuar tek: rajon, më 14:41 25-05-2020 Thaçi reagon ashpër ndaj Kurtit: Ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, po sillet si njeri i paligjshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po sillet si njeri i jashtëligjshëm, teksa ka thënë se ka uzurpuar zyrën e kryeministrit pas dy shkeljeve kushtetuese që ka bërë.

 

Thaçi ka thënë se aktorët në vend duhet të fokusohen në respektimin e plotë të Kushtetutës.

“Nuk e di sa është e rëndësishme që të dërgojmë mesazhe politike këtu, nga kjo hapësirë e burgut të Dubravës, sidoqoftë jetë juve si mediume kemi obligim të ju përgjigjemi, të jemi korrekt e transparent. Ajo çka unë mendoj është që ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Për fat të keq kemi një njeri që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po paraqitet dhe po sillet si njëri i paligjshëm në skenën politike”, ka thënë presidenti, sot gjatë një vizite në Burgun e Dubravës.

I pari i shtetit të Kosovës ka thënë se askush nuk duhet të bëjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Sidoqoftë jetë duhet të kemi durim duhet që qartësisht të punojmë po edhe të respektojmë të gjithë, kushdo që të jetë në krye të institucioneve ose spektrit politik shoqëria civile mediat, të gjithë të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë në ditët e ardhshme, siç janë deklaruar ata, në asnjë formë të mos pretendoj dikush që të bëj ndonjë presion prandaj, ne duhet të presim vendimin e Gjykatës dhe pastaj ti dhënë opinionet tona dhe qëndrimet”, thotë ai, teksa deklaron se edhe më parë i ka respektuar vendimet që kanë dalë nga kjo Gjykatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094060897827148
array(1) { ["section"]=> string(97) "thaci-ashper-ndaj-kurtit-ka-uzurpuar-zyren-e-kryeministrit-po-sillet-si-njeri-i-paligjshem-207734" }