Thaçi dhe Borrell bien dakord për zgjatjen e mandatit të EULEX-it

Publikuar tek: rajon, më 14:42 11-07-2020 Thaçi dhe Borrell bien dakord për zgjatjen e mandatit të EULEX-it

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka rënë dakord për zgjatjen teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të EULEX-it.

Me anë të një letërkëmbimi me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, Thaçi ka pranuar zgjatjen e mandatit të EULEX-it.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit, ku ka njoftuar se zgjatja teknike po bëhet pasi që pandemia ka pamundësuar negociatat për të ardhmen e mandatit të EULEX-it.

“Në letërkëmbimin e tij, presidenti Thaçi ka shprehur gatishmërinë që “në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVA”) gjatë këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, Kosova pajtohet për një zgjatje teknike të EULEX KOSOVA, më së voni deri më datën 14 qershor 2021”, thuhet në komunikatë.

Në përgjigjen e tij, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pranon këtë pajtueshmëri për zgjatje teknike njëvjeçare të EULEX Kosovo deri më 14 qershor 2021 dhe thekson mbështetjen e BE-së për Kosovën, me theks të veçantë te mbështetja në këto kohë të sfidave të shkaktuara nga pandemia.

EULEX Kosova ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i asistojë autoriteteve të Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. Mandati aktual i Misionit është filluar për ta mbuluar periudhën deri më 14 qershor 2021 duke u bazuar në Vendimin e Këshillit CFSP 2020/792.  EULEX-i funksionon brenda kornizës së Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097031593322754
array(1) { ["section"]=> string(72) "thaci-dhe-borrell-bien-dakord-per-zgjatjen-e-mandatit-te-eulex-it-213546" }