Thaçi dhe Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar tek: bota, më 20:14 02-03-2020 Thaçi dhe Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë Vuçiç - Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar sot në Shtëpinë e Bardhë.

Tani për tani nuk është e qartë se në çfarë formati po takohen ata, por më herët ishte paralajmëruar që presidenti serb do të pritej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien.

Presidenti serb më herët gjatë ditës nuk e përjashtoi mundësinë e takimit më presidentin Thaçi.

Të dy presidentët ndodhen në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin vendime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zyrtarët amerikanë po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.

/VOA/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet bilanci negativ në Itali, 52 të vdekur dhe 1835 të infektuar nga koronavirusi
Ndryshimet klimatike, vera në Australi zgjat dy herë më shumë se dimri »
Article Logic
Execution time: 0.01302695274353
array(1) { ["section"]=> string(43) "thaci-dhe-vucic-ne-shtepine-e-bardhe-197151" }