Thaçi dhe Vuçiç takim informal në Bruksel

Publikuar tek: rajon, më 09:05 31-08-2017 Thaçi dhe Vuçiç takim informal në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tashmë janë takuar në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel, si pjesë e një pune joformale gjatë ngrënies së mëngjesit, të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk do të qëndrojë më shumë në Bruksel, pasi nesër ai do të jetë në Serbi, për të përuruar një shkollë të re,raporton Tanjug.

Komisioni Evropian më herët ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi është për të shkëmbyer mendimet mbi vazhdimin e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit me një fokus për përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut, gjë e cila u dakordua nga dy presidentët në muajin korrik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02643895149231
array(1) { ["section"]=> string(47) "thaci-dhe-vucic-takim-informal-ne-bruksel-90709" }