Thaçi flet pas takimit me Macron e Vuçiç në Paris: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet muajt e ardhshëm

Publikuar tek: rajon, më 19:27 12-11-2019 Thaçi flet pas takimit me Macron e Vuçiç në Paris: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet muajt e ardhshëm Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, shprehet se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet muajt e ardhshëm, por ende s'ka sipas tij një datë fikse.

I pyetur nga Radio Europa e Lirë, pas takimit me Macron e Vuçiç në Paris, Thaçi ka thënë se marrëveshja është e rëndësishme por nuk duhet të përqëndrohen të gjitha energjitë e Kosovës atje.

Hashim Thaçi: Unë besoj se të gjitha institucionet do të jenë të fokusuara në shërbim të qytetarëve për një jetë më të mirë, jeta jonë nuk është relacioni me Serbinë, jeta jonë është ndërtimi i Kosovës, zhvillimi i saj, progresi, hapja e vendeve të punës, hapja e perspektivës së përgjithshme, reformat demokratike dhe e ardhmja evropiane. Ne nuk duhet që të gjitha energjitë t’i fokusojmë në dialogun me Serbinë, kjo është një nga çështjet, por e rëndësishme për të ardhmen dhe e paevitueshme.

Radio Evropa e Lirë: Zoti president, a keni ndonjë pritje kur mund të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë?

Hashim Thaçi: Sa më herët aq më mirë, por mund të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028451919555664
array(1) { ["section"]=> string(112) "thaci-flet-pas-takimit-me-macron-e-vucic-ne-paris-marreveshja-me-serbine-mund-te-arrihet-muajt-e-ardhshem-185651" }