Thaçi flet për oferta hileqare dhe sulmon diplomatët: Doni ndarje, por Kosova është një dhe e pandashme

Publikuar tek: rajon, më 23:12 15-05-2019 Thaçi flet për oferta hileqare dhe sulmon diplomatët: Doni ndarje, por Kosova është një dhe e pandashme

Presidenti Hashim Thaçi në një koment të fundit ka sulmuar disa diplomatë të rangut të ulët në Kosovë, të cilët sipas tij po lobojnë për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

'Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për institucionet dhe qytetarët e Kosovës', shkruan Thaçi.

Presidenti i quan këto lëvizje oferta hileqare, të cilave ai u paraprinë duke theksuar se
Kosova është një dhe e pandashme.

'Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës. Këto projekte janë të turpshme dhe si të tilla plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme', përfundon Hashim Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031586170196533
array(1) { ["section"]=> string(108) "thaci-flet-per-oferta-hileqare-dhe-sulmon-diplomatet-doni-ndarje-por-kosova-eshte-nje-dhe-e-pandashme-164488" }