Thaçi i kërkon emër për kryeministër, reagon Albin Kurti: Do t’i përgjigjem Presidentit, por tani po merremi me koronavirusin

Publikuar tek: rajon, më 20:39 09-04-2020 Thaçi i kërkon emër për kryeministër, reagon Albin Kurti: Do t’i përgjigjem Presidentit, por tani po merremi me koronavirusin Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti thotë se do t’i përgjigjet menjëherë kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit për kryeministër por momentalisht Qeveria ka prioritet koronavirusin.

“Ne nuk duam që të mos komunikojmë me presidentin, jemi shumë bashkëpunues, mirëpo në anën tjetër edhe jemi shumë të zënë me prioritete tjera në veçanti e mbi të gjitha me luftimin e pandemisë Covid-19. Kështu që, siç e kemi thënë më herët në një moment të përshtatshëm ne do t’i përgjigjemi presidentit, mirëpo nuk mund të them se do ta bëjmë tash menjëherë. Presidentin nuk e lëmë pa përgjigje, por vendin tonë gjithashtu nuk e lëmë pa qeverisje të mire”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Më tej, Kurti ka thënë se me shpalljen e zgjedhjeve të reja Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë për t’i fituar ato dhe për të marrë numrin e nevojshëm të deputetëve për të formuar vetë qeverinë, pa koalicion.

“Kurrë nuk ka qenë mbështetja më e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje sesa sot. Ne kemi shumë më tepër mbështetje si qeveri në detyrë, sesa kur ishim qeveri e posa formuar në muajt shkurt dhe mars. Që nga 6 tetori kur i fituam zgjedhjet e deri tash në fillim të muajit prill, praktikisht është dyfishuar mbështetja për neve. Ne do të hyjmë në garën politike elektorale jo vetëm për të fituar kësaj radhe, por gjithashtu edhe që ta kemi edhe numrin e nevojshëm e të mjaftueshëm të deputetëve për të formuar qeverinë e radhës. Mirëpo, nuk mund të flitet tash për koalicionet e ardhshme, kur nuk i kemi ende zgjedhjet e shpallura dhe pas asaj se çfarë na ndodhi me braktisjen e orientimit tonë qeveritar të përbashkët nga partneri ynë i koalicionit”, ka shtuar Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010366916656494
array(1) { ["section"]=> string(129) "thaci-i-kerkon-emer-per-kryeminister-reagon-albin-kurti-do-t-i-pergjigjem-presidentit-por-tani-po-merremi-me-koronavirusin-202040" }