Thaçi jep lajmin e madh për Kosovën: Shumë shpejt edhe Serbia do ta njohë pavarësinë tonë

Publikuar tek: rajon, më 07:37 05-06-2020 Thaçi jep lajmin e madh për Kosovën: Shumë shpejt edhe Serbia do ta njohë pavarësinë tonë Hashim Thaci

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si dhe ka dhënë një lajm të madh për Kosovën.

I ftuar në emisionin "Opinion" Thaçi është shprehur se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje me Serbinë ku pala serbe do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe kjo marrëveshje do të mbyllë përfundimisht problemet mes dy shteteve.

"Besoj se do të kemi një marrëveshje me Serbinë, më shpejt se sa që mendojnë pesimistët. Kjo marrëveshje do të sjellë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Serbisë”, tha Presidenti i Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të ketë shkëmbime territoresh, duke mohuar se kjo ka qenë një ide e tij.
Për sa i përket Albin Kurtit, Thaçi është shprehur se ai është vetëshkarkuar nga gabimet e tij, duke mos ia dëgjuar këshillat Presidentit.

“Kurti është vetëshkarkuar nga gabimet e tij, po të dëgjonte këshillat e mija do të ishte ende në zyrën e tij”, theksoi Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090770721435547
array(1) { ["section"]=> string(95) "thaci-jep-lajmin-e-madh-per-kosoven-shume-shpejt-edhe-serbia-do-ta-njohe-pavaresine-tone-209098" }