Thaçi kritika BE: Izolimi i Kosovës duhet të marrë fund

Publikuar tek: rajon, më 22:33 19-06-2019 Thaçi kritika BE: Izolimi i Kosovës duhet të marrë fund Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas takimit të Ministerialit të Jashtëm të BE-së ditën e djeshme në Luksemburg.

Reagimi ka ardhur pas konkluzioneve dhe deklaratës së përbashkët të tyre për Kosovën.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi bëri me dije se BE po e neglizhon të gjithë rajonin, e posaçërisht Kosovën.

Postimi i plotë:

Me shqetësim i kam lexuar konkluzionet zhgënjyese të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Europian.

Shihet qartë që turbulencat e brendshme e kanë turbulluar vizionin e BE-së, e cila nuk po arrin të tejkalojë instinktin proteksionist dhe neglizhencës ndaj tërë rajonit, e posaçërisht Kosovës.

Ne nuk jemi fajtorë për problemet e brendshme të BE-së, dhe as që paraqesim asnjë rrezik për BE-në.

Prandaj, ne nuk do të mund të cilësohemi si fajtorë për zvogëlimin e rolit të BE-së në rajon dhe në Kosovë për shkak të dështimeve të vazhdueshme të saj.

Përderisa shtete fqinje, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë pritur lajme substanciale në rrugën e tyre për anëtarësim në BE, ne kemi pritur diçka krejt minimale.

Ne kemi pritur vetëm një reflektim pozitiv sa i përket fundit të izolimit të padrejtë të popullit të Kosovës.

Fatkeqësisht, BE-ja është duke e trajtuar Kosovën ndryshe krahasuar me vendet e tjera, dhe kjo padrejtësi nuk kalon pa u vërejtur. Por, nuk kalon pa u vërejtur as mungesa e një përkushtimi konstruktiv i institucioneve tona shtetërore për koordinimin e veprimeve strategjike në interes të vendit.

Unë ftoj liderët institucionalë dhe ata të partive politike parlamentare që të reflektojnë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë në raport me realizimin e perspektivës tonë për anëtarësim në BE dhe NATO.

Izolimi dhe stagnimi duhet të marrin fund. Qytetarët e Republikës së Kosovës e meritojnë zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike. HTH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031822204589844
array(1) { ["section"]=> string(61) "thaci-kritika-be-izolimi-i-kosoves-duhet-te-marre-fund-168924" }