Thaçi: Serbia vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik

Publikuar tek: rajon, më 11:23 27-01-2020 Thaçi: Serbia vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, për të thënë se Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në Bosnje dhe Kosovë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai e ka cilësuar 'Holokaustin' një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën.

‘Kosova sot i bashkohet kujtimit për viktimat e Holokaustit, një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën. Pas Luftës së Dytë Botërore u mendua se vuajtjet e miliona njerëzve të vrarë mizorisht do ta shndërronin Holokaustin në një krim të papërsëritshëm për njerëzimin. Por, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Masakrat dhe spastrimi etnik u ngjanin atyre të Luftës së Dytë Botërore. Dhe, fatkeqësisht, Serbia edhe sot vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në këtë pjesë të Evropës’, shkruan Thaçi.

Kujtojmë që kjo ditë përkujton rreth gjashtë milionë hebrenj, të cilët u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026258945465088
array(1) { ["section"]=> string(80) "thaci-serbia-vazhdon-t-i-mohoje-krimet-qe-shkaktuan-holokaustin-ballkanik-193269" }