Thaçi: Synimi i Vuçiç është ndarja e Kosovës, por s' do të ndodhë kurrë. Unë dua të korrigjohet kufiri

Publikuar tek: rajon, më 21:21 09-05-2019 Thaçi: Synimi i Vuçiç është ndarja e Kosovës, por s' do të ndodhë kurrë. Unë dua të korrigjohet kufiri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet se synimi i homologut të tij serb është ndarja e Kosovës.

Ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë, tha Thaçi, ndërsa shtoi se ai ka propozuar i pari idenë, por për përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit brenda territorit aktual, dhe jo ndarje në asnjë mënyrë.

'Vuçiç nuk ka prezantuar plan për Kosovën. Në idetë e tyre është ndarja e Kosovës, ide e cila nuk do të pranohet kurrë nga unë. Plani im është për përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën. Ideja ime është korrigjimi i padrejtësive me Kosovën për përfshirjen e këtyre territoreve brenda nesh. Synimi i Vucic është ndarja e Kosovës dhe kurrë nuk ka qenë korrigjimi i kufijve. Unë e kam prezantuar idenë e korrigjimit, por jo si plan por si ide. Unë ia kam thënë dhe Vucic i cili ka reaguar keq, kurse me Mogherinin nuk kemi folur', shprehet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024907112121582
array(1) { ["section"]=> string(105) "thaci-synimi-i-vucic-eshte-ndarja-e-kosoves-por-s-do-te-ndodhe-kurre-une-dua-te-korrigjohet-kufiri-163651" }