Thaçi takon këshilltarët e Macron dhe Merkel: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Publikuar tek: rajon, më 11:57 03-06-2019 Thaçi takon këshilltarët e Macron dhe Merkel: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me delegacionin gjermano-francez ku është folur për vazhdimin e dialogut, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Thaçi ka potencuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi.

Gjithashtu, presidenti ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke kërkuar që qytetarët të mos mbahen të izoluar.

'Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin', është shprehur Thaçi.

Presidenti Thaçi  ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071120262145996
array(1) { ["section"]=> string(104) "thaci-takon-keshilltaret-e-macron-dhe-merkel-s-e-heqim-taksen-s-pranojme-kushte-te-reja-per-vizat-166756" }