Thaçi takon Ndihmës Sekretarin Amerikan: Kosova e gatshme të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Publikuar tek: rajon, më 15:10 15-02-2020 Thaçi takon Ndihmës Sekretarin Amerikan: Kosova e gatshme të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ne Mynih

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë Philip Reeker, të cilit i ka shprehur gatishmërinë për një arritje të marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ndodhet në Mynih, ku është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Ai thekson se dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me ushtruesin e detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Phil Reeker sot në Mynih. E falenderova atë për përkrahjen e ShBA-së për Kosovën dhe i konfirmova përkushtimin tonë për të arritur një marrëveshje përfundimtare të njohjes me Serbinë. Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091841220855713
array(1) { ["section"]=> string(110) "thaci-takon-ndihmes-sekretarin-amerikan-kosova-e-gatshme-te-arrije-marreveshje-perfundimtare-me-serbine-195297" }