THAÇI viziton sërish Japoninë brenda një muaji, merr pjesë në ceremoninë solemne

Publikuar tek: rajon, më 15:20 20-10-2019 THAÇI viziton sërish Japoninë brenda një muaji, merr pjesë në ceremoninë solemne Thaçi gjatë vizitës së fundit në Japoni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për herë të dytë brenda pak muajsh në Japoni.

Kreu i shtetit do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit Naruhito në krye të fronit perandorak japonez. Ceremonia solemne do të zhvillohet ditën e martë dhe janë ftuar 2600 persona, mes tyre shumë udhëheqës shtetesh.

Thaçi do të takohet me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Ai e vizitoi Japoninë në muajin shtator ku u takua me krerët e lartë të këtij shteti në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Naruhito do të marrë zyrtarisht fronin e Japonisë pasi i ati abdikoi në favor të tij në muajin prill.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024566888809204
array(1) { ["section"]=> string(86) "thaci-viziton-serish-japonine-brenda-nje-muaji-merr-pjese-ne-ceremonine-solemne-182798" }