Thaçi zbulon takimin sekret: Si më sollën në zyrë Milan Radojçiçin

Publikuar tek: rajon, më 09:00 17-05-2019 Thaçi zbulon takimin sekret: Si më sollën në zyrë Milan Radojçiçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur mbrëmë se partnerët e koalicionit PAN i kishin sjellë në zyrë Milan Radojçiçin, të dyshuar për kontrollim të nëntokës në veri të Kosovës.

Kreu i shtetit ka thënë se gjatë përgatitjeve për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, krerët e PAN-it e kishin sjellë Radojçiqin në zyrë për të marrë votat e serbëve.

“Duke u përgatitur për seancën e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi duke dashur të sjellim votat e serbëve, partnerët e koalicionit, pa e njohur fare ma kanë sjellë Radojçiçin në zyrë. Në gjysmë e kam hetuar që është aty dhe e kam ndërprerë takimin. Theksova ishin të gjithë liderët. E kam ndërprerë takimin sepse s’doja të vazhdoja një takim me të. Ai ka probleme me ligjin, ishte njeri që udhëhoqi botën e nëntokës në veri. Kërcënoi një skenë politike atje, dhe sipas të dhënave nga institucionet e vendit, ndërlidhen ai dhe bartësit në Serbi me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Vendi i tij është ballafaqimi me drejtësinë, e jo vizitat e tij në institucionet tona apo shtëpitë tona private”, ka thënë Thaçi, në Rubikon të KTV.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022278070449829
array(1) { ["section"]=> string(72) "thaci-zbulon-takimin-sekret-si-me-sollen-ne-zyre-milan-radojcicin-164650" }