Thaçin e presin në Kosovë, por ai gjen qetësi në Ardenicë, drekon me miqtë e tij (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:20 26-06-2020 Thaçin e presin në Kosovë, por ai gjen qetësi në Ardenicë, drekon me miqtë e tij (FOTO) Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me miqtë e tij

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është në qendër të vëmendjes së fundmi, pas aktakuzave për krime ndaj njerëzimit apo tortura, gjatë luftës së Kosovës. I bashkëakuzuar është edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Pas anulimit të udhëtimit në Uashington, Thaçi zbriti në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Lajmin e bëri me dije vetë presidenti përmes mediave sociale. Sakaq, kur të gjithë e presin në Kosovë, Kreu i Shtetit ka menduar të relaksohet në Ardenicë, dhe të konsumojë një drekë me miqtë e tij.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Thaçi ndodhet në një restorant në Ardenicë, i shoqëruar nga disa persona të tjerë. Ai ndodhet në zonën ‘VIP’ të lokalit, ku për momentin nuk është e mundur pjesmarrja e klientëve të tjerë, deri në momentin e largimit të tij, thonë burime për newsbomb.al. Ndërkaq, pronari i restorantit e mohon këtë, dhe thotë se foto është e një viti më parë. 

thaci-ardenice.jpg

Nuk dihet ende se cila është agjenda në përditësim e Presidentit të Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098938941955566
array(1) { ["section"]=> string(90) "thacin-e-presin-ne-kosove-por-ai-gjen-qetesi-ne-ardenice-drekon-me-miqte-e-tij-foto-211843" }