Thanë se po shijon hakmarrjen pasi e rrahu Kejvinën për një djalë, Einxhel Shkira sulmon gazetarët: Idiot, mamatë tuaja do i gjej...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:04 07-11-2019 Thanë se po shijon hakmarrjen pasi e rrahu Kejvinën për një djalë, Einxhel Shkira sulmon gazetarët: Idiot, mamatë tuaja do i gjej...

Moderatorja Einxhel Shkira ka sulmuar mediat pas lajmeve që ajo po shijon hakmarrjen ndaj Kejvina Kthellës.

Pasi kjo e fundit u thirrë në polici, ku u pyet në lidhje me atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoji, në të cilin ishte i përfshirë edhe i dashuri Redjan Rraja.

Në një postim në Instastory, Einxhel shkruante: ‘Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë’.

Ndërkohë pas lajmeve në media se ajo i drejtohej Kejvinës, Shkira ka mohuar gjithçka dhe sipas saj janë disa gazetarë idiot që shpikin në emër të moderatores.

‘Gazetar’ idiot dhe të paaftë boll bëtë lajme idiote me tituj idiot dhe boll përmendët emrin tim vend e pa vend! Se do ju gjej emrin të gjithëve një nga një dhe do shpik lajme e tituj për secilin nga ju dhe mamat tuja, mbase kshu e kuptoni si do ndjeheni ju dhe familja juaj nga titujt që ju bëni për ca klikime të qelbura prandaj boll shpikët për gjëra që s’kanë ndodhur!’, shkruan ajo.

Kujtojmë që disa ditë më parë një sherr i keq ka ndodhur mes Kejvina Kthellës dhe mikeshës së saj modele Oriola Marashi me moderatoren Einxhel Shkira.

Sherri ka degjeneruar në përleshje fizike, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së Einxhelit në Liqenin e thatë. Dëshmitarët kanë treguar se dy mikeshat e kanë rrahur moderatoren, dhe pas kësaj Einxhel ka bërë një denoncim ndaj dy modeleve në Postën e Policisë së Farkës.

Screenshot_2.png

Screenshot_3.png

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029425144195557
array(1) { ["section"]=> string(133) "thane-se-po-shijon-hakmarrjen-pasi-e-rrahu-kejvinen-per-nje-djale-einxhel-shkira-sulmon-gazetaret-idiot-mamate-tuaja-do-i-gjej-185100" }