THASHETHEMET për video “EROTIKE” me Sorecën, REAGON zv.ministrja Romina KUKO: E NEVERITSHME!

Publikuar tek: politike, më 19:47 22-11-2019 THASHETHEMET për video “EROTIKE” me Sorecën, REAGON zv.ministrja Romina KUKO: E NEVERITSHME! Zv.ministrja Romina Kuko

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko ka reaguar pas lajmeve në disa media “online” ku është spekuluar se ajo është pjesë e një videoje “erotike” me një ambasador të huaj në Shqipëri.

Kuko shprehet e befasuar “nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme” emrin e saj “për hesap të luftës qorre me ambasadorët”.

Disa media ditën e djeshme, ndër to gazeta "Koha Jonë" dhe portali social “JOQ”, kanë publikuar lajme ku hedhin dyshime për takimet e shpeshta të zv.ministres Kuko me ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Soreca.

“Janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë”, shkruan ndër të tjera Kuko.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!” shprehet zv.ministrja Kuko.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019333839416504
array(1) { ["section"]=> string(94) "thashethemet-per-video-erotike-me-sorecen-reagon-zv-ministrja-romina-kuko-e-neveritshme-186849" }