Thatësirat në vend, detyrojnë OSHEE-në të blejë energji me vlerë 1.6 milion euro

Publikuar tek: ekonomi, më 09:00 11-08-2017 Thatësirat në vend, detyrojnë OSHEE-në të blejë energji me vlerë 1.6 milion euro

E detyruar nga thatësirat, Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpallur prokurorimin për importin e energjisë për ditët e mbetura të muajit gusht.

Vlera e tenderit kap shifrën e 1.6 milion euro, ndërkohë në muajin korrik OSHEE shpenzoi 31.6 milion euro për të përballuar ditët e para të gushtit.

E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të uljes së nivelit në hidrocentralin e Fierzës. Niveli aktual është 12.51 metra nën nivelin mesatar të dhjetë viteve të fundit. Që nga koha që kanë nisur thatësirat, çdo ditë niveli i Fierzës bie me 40 cm.

Situate sipas parashikimeve do të jetë e vështirë dhe për muajin shtator, e cila mund të detyrojë përsëri OSHEE-në të blejë energji jashtë vendit. Për të normalizuar situatën është e domosdoshme që në ditët në vijim të ketë rreshje të denduar shiu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029243946075439
array(1) { ["section"]=> string(85) "thatesirat-ne-vend-detyrojne-oshee-ne-te-bleje-energji-me-vlere-1-6-milion-euro-88801" }