“The Ecologist”: Hec-et rrezikojnë Luginën e Valbonës. Akademiku danez: Atje zbulova habitatin më interesant në Europë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 02-12-2016 “The Ecologist”: Hec-et rrezikojnë Luginën e Valbonës. Akademiku danez: Atje zbulova habitatin më interesant në Europë

Një prej faqeve britanike me më shumë ndikim në fushën e mjedisit, “The Ecologist” ka publikuar një artikull për kërcënimin që i kanoset Luginës së Valbonës me ndërtimin e disa hec-eve.

Autorja Laura Briggs shkruan se Valbona po përballet me shkatërrimin për shkak të projekteve të planifikuara, të cilat do ndërtohen në zonën e mbrojtur të Luginës.

Aktivistja e organizatës “Toka”, Catherine Bohne shprehet se projektet filluan pa asnjë konsultë publike, ndërsa kërkon një reagim urgjent për të mbrojtur këtë pjesë të vendit. Aktivistët thonë se do të nisin një procedurë ligjore kundër projekteve.

Në një letër dërguar Julian Beqirajt, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, profesori dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Danimarkës dhe Polonisë, Arne Strid shkruan: “Peisazhi, gjeologjia, jeta e egër dhe flora kombinohen në atë mënyrë që e bëjnë Luginën e Valbonës dhe malet përreth një prej habitateve natyrore më të bukura në Ballkan dhe në të gjithë Europën. Kam punuar me florën e Ballkanit për 50 vite, veçanërisht në Greqi. Disa vite më parë kam kaluar disa ditë në zonën e Valbonës dhe kam zbuluar një prej habitateve më interesante që unë kam ndeshur në shumë vite duke udhëtuar në Ballkan. Me respekt ju kërkoj që të shtyni çdo projekt të planifikuar deri sa të përfundojë studimi i plotë i ndikimit në mjedis”.

Në artikullin e The Ecologist shkruhet se qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha dha tre kontrata koncesionare për ndërtimin e gjashtë hidrocentraleve përgjatë lumit të Valbonës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02146315574646
array(1) { ["section"]=> string(119) "the-ecologist-hec-et-rrezikojne-luginen-e-valbones-akademiku-danez-atje-zbulova-habitatin-me-interesant-ne-europe-61389" }