The Financial Times: Putin i ka kërkuar Asadit të tërhiqet

Publikuar tek: bota, më 17:41 22-01-2016 The Financial Times: Putin i ka kërkuar Asadit të tërhiqet

Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një përfaqësues në fund të vitit të kaluar për t’i kërkuar presidentit sirian, Bashar al Asad të tërihqet, raportoi sot gazeta britanike “The Financial Times”.

Sipas kësaj gazete, “Putin dërgoi Gjeneral-kolonelin Igor Sergun, drejtor i përgjithshëm i shërbimeve sekrete ushtarake ruse, për të bërë këtë kërkesë vetëm disa javë para se të vdiste, më 3 janar 2016”.

“Serguni i dërgoi një mesazh Asadit, duke i thënë se Kremlini beson se ishte koha për të që të tërhiqej”, shkruan “The Financial Times”, trasnmeton Ata.

“Udhëheqësi sirian refuzoi me zemërim kërkesën Sergunit”, thotë gazeta, duke cituar dy zyrtarë të lartë perëndimorë të shërbimeve sekrete, të cilët dhanë detaje mbi këtë mision.

Sipas të përditshmes britanike “propozimi i Moskës përfshinte një tranzicion koreografi të pushtetit që do të ruajë regjimin Alevit, por do të hapë derën për negociata reale me rebelët e moderuar”.

Nëse konfirmohet, ky veprim do të reflektojë një ndryshim nga ana e Putinit, i cili ka mbështetur publikisht Asadin, një anëtar i sektit Alevit në pushtet dhe këmbëngulte se ai duhet të jetë pjesë e ndonjë zgjidhje politike në Siri.

“Zyrtarët e Ministrive ruse të Mbrojtjes dhe të Jashtme nuk pranuan të komentojnë këtë raportin”, shkruan “The Financial Times”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031980037689209
array(1) { ["section"]=> string(63) "the-financial-times-putin-i-ka-kerkuar-asadit-te-terhiqet-30698" }