The Guardian shkruan në numrin e sotëm të saj se Mbretërit e Kokainës në Angli janë pikërisht gangsterët shqiptarë.
“Mbretërit e Kokainës: si arriti mafia shqiptarë të marrë kontrollin e trafikut të drogës në Britaninë e Madhe” ëshë titulli i The Guardian, duke e filluar gjithçka me një reportazh nga një zonë në Londër, ku pretendohet se operon një bandë shqiptare e shpërndarjes së kokainës, raporton newsbomb.al.
Mënyra sesi shqiptaret arriten të marrin tregun e kokainës, është një leksion për aktivitetin criminal shkruan The Guardian. Struktura e çmimit varet nga pastërtia: sa më e lartë të jetë, aq më shtrenjtë kushton.
Shërbimet e inteligjencës kanë konkluduar se bandat shqiptare filluan direkt me kartelet kolumbiane duke bërë që të shesin kokainë të pastër në cmimin 4000-5500 paund për kile. Ndërkohë që gangot nga hollanda e kishin cmimin më të lartë. Kështu, shqiptarët thuhet në artikull ulën çmimin e kokainës dhe rritën pastërtinë e saj.
Ndërkohë që aktiviteti shkruan The Guardian po zbret deri në rrugë, komuniteti I shqiptarëve është treti në burgjet angleze. Shqiptarët, edhe në Angli, sipas The Guardian, zbatojnë rregullat e Besës dhe Kanunit, ndërkohë që jep raste të ndryshme të kapjes së shqiptarëve me sasi të mëdha kokainë.
Artikulli i plotë gjendet në numrin e sotëm të The Guardian.