The Simpsons: Si e predikojnë të ardhmen, shkrimtarët e serialit më të ndjekur, nga Donald Trump te Zukenberg, të gjithë shfaqen në show

Publikuar tek: bota, më 18:56 21-07-2019 The Simpsons: Si e predikojnë të ardhmen, shkrimtarët e serialit më të ndjekur, nga Donald Trump te Zukenberg, të gjithë shfaqen në show

Janë familja e animuar më e famshme në botë, dhe kanë qenë argëtues për shikuesit për 30 vite me radhë.

Për celebrity-të dhe ngjarjet, ata kanë parashikuar edhe të ardhmen. Bëhet fjalë për The Simpsons që vendosën një tjetër standart për filmat e animuar.

“Je në një dhomë me 10 apo 20 vetë shakaxhinj” shkrimtari Al Jean i thotë medias. Ai ka qenë me Bartin dhe pjesën tjetër të familjes që nga viti 1989 kur filloi show.

“Ndoshta gjëja më e bukur është kur Trump bën diçka idiote dhe janë kaq shumë njerëz që bëjnë shaka menjëherë”. “Por, kemi pasur edhe shumë shqetësime”.

Të punosh në program është si terapi grupi. “Ka kaq shumë gjera që ndodhin në botë saqë ne mblidhemi dhe flasin për to”, tregon Stephanie Gillis një tjetër shkrimtare e grupit.

“Prej kësaj vazhdojmë e flasim për show-n, për punën e madhe, sepse kaq shumë sa kanë ndodhur e po ndodhin në botë përfundojnë në show”.

Por jo vetëm kaq – gjëra që nuk kanë ndodhur akoma kanë tendencë të dalin në show.

Vitet e fundit, The Simpsons kanë dhënë një shenjë që shohin të ardhmen, duke përfshirë edhe parashikimin e Donald Trump se do të bëhej presidentit.

Ata parashikuan krizën Ebola, smartphones apo edhe Lady Gaga që do të performonte në një Superbowl.

“Me Trumpin e parë në 2000 ne po kërkonim një celebrity të lezetshëm që do të bëhej president”,  shpjegon Al.

Nuk ishte aq pas dore sa mund të mendohet sepse Presidenti Trump kishte menduar diçka për të konkurruar për president në një të ardhme.

“Jemi si një lloj parashikuesish gati 10 muaj më para, ndaj përpiqemi të parashikojmë se ça do të ndodhë”, thotë Stephanie.

Që nga Chris Martin tek Mark Zuckerberg ka më shumë se 800 vetë që shfaqen në show. Dhe duket sikur thuhet “Këtë e kam bërë” për shumë personazhe VIP. Al thotë se ata janë të suprizuar sesi janë aq entuziastë britanikët. Një nga momentet më të pëlqyera është kujtesa për ish-kryeministrin britanik Tony Blair Brenda 10 Downing Street.

“Alistair Campbell erdhi dhe na tha që të mbanim gjithcka secrete”, kujton Al. Ne donim të merrnim jashtë një fotografi dhe kur dolëm ishin fotografët që po fotografonin nga të gjitha drejtimet. “Duhet të mbaja një sekret dhe më pas ishte në faqet e para të të gjithë gazetave. Mendoj në fakt se e gjitha ishte kurdisur nga Alistair Campbell” qesh Stefania. “Përfundimisht ata e kishin planifikuar një gjë të tillë”.

_107932092_trumpsimpsons2.jpg

_107940868_blair.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055558919906616
array(1) { ["section"]=> string(139) "the-simpsons-si-e-predikojne-te-ardhmen-shkrimtaret-e-serialit-me-te-ndjekur-nga-donald-trump-te-zukenberg-te-gjithe-shfaqen-ne-show-172896" }