The Sun: Si shqiptarët, nga emigrantë u bënë mafiozët me të frikshëm në Britaninë e Madhe (Kush janë bosët e kokainës e prostitucionit – EMRAT/ FOTOT)

Publikuar tek: bota, më 16:59 16-03-2019 The Sun: Si shqiptarët, nga emigrantë u bënë mafiozët me të frikshëm në Britaninë e Madhe (Kush janë bosët e kokainës e prostitucionit – EMRAT/ FOTOT) Olsi Behluli

The Sun ka botuar një artikull në të cilin përshkruhet me detaje se si shqiptarët emigrantë ‘u stabilizuan’ në Britani dhe u bënë kriminelët më të fuqishëm.

Sipas artikullit, shumica e shqiptarëve emigruan në Britani në vitet ‘90 dhe 2000 për shkak të trazirave politike në Shqipëri.

Shqiptarët si popull i shkathët, u ambjentuan menjëherë në jetën Britanike dhe gjetën punë në përgjithësi në klubet e natës si roje apo kamarier ose në ndërtim, shkruan the Sun.

Shumë nga ata u afruan nga mafia italiane e malteze që i ofroi një mundësi për të fituar më shumë para. Shqiptarët u morën fillimisht me trafikimin e vajzave të reja nga Shqipëria duke sjellë në Britani mbi 1 mijë vajza shqiptare për prostitucion. .Një nga klubet me të famshme të Londrës, klubi Soho, ishte edhe e famshme për trafikimin e vajzave dhe prostitucionin e paligjshme, shkruan me tej the Sun.

Shumë nga shqiptarët u fuqizuan dhe pas viteve 2000 filuan të ngrejnjë perandorinë e tyre me trafikimin e droges nga Shqipëria. Si kalonte droga në Britani?

Në përgjithësi nga transporti i anijeve nga Roterdami ose nga Belgjika, raporton prestigjozja britanike.

Portet që shqiptarët preferonin ngaqë kishin njohje nga mafia italiane apo ajo malteze ishin ato të Folkestone dhe Immigham.

Autoritetet vendase nuk kuptuan rritjen e shqiptarëve derisa mafia shqiptare kishte marrë fuqinë e gjithë botës së nëndheshme. Trafikimi i vajzave nuk ndaloi kurrë dhe madje shqiptarët trafikonin tashmë dhe makina të vjedhura ose bizhuteri me vlerë në tregun e zi të Balkanit, në Shqiperi ose në Greqi, thuhet në artikullin e the Sun.

Fuqia e mafiozëve shqiptarë u rrit kaq shumë sa mafia malteze nuk duroi presionin dhe me kalimin e viteve u zhduk, ndërsa ajo italiane sipas the Sun është ende aktive por ka humbur fuqinë e saj. Goditja e parë e shqiptarëve ishte në vitin 2003; arrestimi i shqiptarit të njohur Luan Plakici, një nga trafikantët me të medhëjn të vajzave në Britani. Luani kishte fitime më shumë se 3 milion pound nga trafikimi.

Nga ajo kohë forcat britanike kanë luftuar mafiozët shqiptarë me arrestimin e dhjetra personave si Olsi Beheluli, Klodja Copja, Ilir Vakaj etj. për trafikimin e drogës dhe prostitucion. Deri sot mbi 700 kg heroinë dhe kokainë, e më shumë se 6 milion euro janë sekuestruar nga policia britanike në luftën ndaj mafiozeve shqiptarë, përfundon artikullin The Sun.

54434941_482019872332945_8544714088226226176_n.png

Erald Mema

54225061_636552506814647_8487348967422558208_n.png

Gjeta

54351016_592943814506528_487045258392109056_n.png

Olsi Behluli

shq.png

Luan Plakiçi

54403613_2249251265322117_1759612006266044416_n.png

 

53790500_2274326732828565_5262284434610061312_n.png

Albert Memia (Diti)

 53790514_1248885191943391_9064561527981342720_n.png

Klodian Çopja

 

53916275_352572968693202_5574434136468226048_n.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072484016418457
array(1) { ["section"]=> string(150) "the-sun-si-shqiptaret-nga-emigrante-u-bene-mafiozet-me-te-frikshem-ne-britanine-e-madhe-kush-jane-boset-e-kokaines-e-prostitucionit-emrat-fotot-156693" }