Thellohet bilanci, shkon në 100 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:36 06-05-2019 Thellohet bilanci, shkon në 100 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë

Shkon në 100 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë. Personat e helmuar janë të shtruar në spital me të vjella.

Sakaq, mësohet se ata kanë shkuar në spital individualisht dhe jo në grup. Fillimisht në spital u paraqitën 30 persona, ndërsa numri i tyre erdhi duke u rritur.

Shumica e pacientëve të sëmurë janë nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.

Inspektoriati i Shëndetësisë ka marrë kampione nga uji i pijshëm, ndërsa pritet dalja e rezultatit të analizave, banorët vazhdojnë të mbeten në alarm.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mashtronte qytetarët e Tiranës duke u prezantuar si agjent i policisë kriminale, arrestohet 42-vjeçari me armë (VIDEO- DETAJE)
Përmbytjet në Vlorë, Gjika nuk përmbahet ndaj Lelit: Struci fsheh kokën dhe nxjerr b*thën zbuluar... »
Article Logic
Execution time: 0.011243104934692
array(1) { ["section"]=> string(87) "thellohet-bilanci-shkon-ne-100-numri-i-te-helmuarve-nga-uji-i-pijshem-ne-bulqize-163120" }