Thellohet edhe më shumë bilanci në Turqi, 265 numri i të vrarëve. Mes tyre 161 civilë

Publikuar tek: bota, më 13:06 16-07-2016 Thellohet edhe më shumë bilanci në Turqi, 265 numri i të vrarëve. Mes tyre 161 civilë

Grushti i shtetit dështoi dhe presidenti Erdogan rimori kontrollin, megjithatë nga të gjitha përplasjet mes ushtrisë rebele dhe protestuesve, duket se numri i viktimave sa po vjen e po rritet. Deri tani numri i të vrarëve ka shkuar në 265. Mes tyre 161 janë civilë dhe 104 puçistë. Në total janë 754 persona të arrestuar.

BILANCI 16 KORRIK ora 14:00

-Të paktën 265 të vdekur

-Të paktën 161 civilë të vrarë

-Të paktën 104 puçistë të vrarë

-Të paktën 1000 të plagosur

-Të paktën 3000 të arrestuar (sipas EuroNews) dhe 34 ushtarakë të shkarkuar

 

Edhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës turke deklaroi para shenjave konkrete se po merrte fund, se tentativa për grusht shteti kishte dështuar.

Kreu i Inteligjencës, Nuh Yılmaz, tha se grushti i shtetit është kundërshtuar dhe ka dështuar. Megjithatë mbetet ende e paqartë situata aktuale në Turqi edhe pas rikthimit të Erdoganit, i cili ndodhej me pushime.

Mijëra njerëz dolen në rrugë duke iu përgjigjur thirrjes së Erdoganit, ndërsa bilanci i dëmeve nga kjo trazirë e papritur që nisi në orën 22:00 të mbrëmjes të së premtes është ende i paqartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri turk lë të hapur mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje, gazetarët denoncojnë ‘’Live’’ dhunën ndaj tyre
Nuk ka poshtërim më të madh, ushtria turke shtrin përtokë puçistët, i zhvesh dhe… »
Article Logic
Execution time: 0.011917114257812
array(1) { ["section"]=> string(89) "thellohet-edhe-me-shume-bilanci-ne-turqi-265-numri-i-te-vrareve-mes-tyre-161-civile-46802" }