Thellohet kriza në Libi, fuqitë botërore evakuojnë trupat

Publikuar tek: bota, më 07:15 08-04-2019 Thellohet kriza në Libi, fuqitë botërore evakuojnë trupat

Fuqitë botërore kanë filluar evakuimin e trupave nga Libia për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

 

Komandanti i Shteteve të Bashkuara për Afrikë, tha se ka ndryshuar vendqëndrimin e një kontingjenti të ushtrisë së SHBA-së, derisa India tha se ka evakuuar paqeruajtësit në Tunizi.

Forcat rebele nën Gen Khalifa Haftar kanë depërtuar nga lindja me synim që të pushtojnë kryeqytetin Tripoli. Kryeministri i mbështetur nga Kombet e Bashkuara ka akuzuar Khalifa Haftarin për tentim grusht-shteti, duke theksuar se rebelëve do t’iu kundërpërgjigjen me forcë.

Libia është përballur me dhunë dhe jostabilitet politik që nga sundimi i Muammar Gaddafit, i cili u vra më 2011.Gen Haftar kishte filluar ofenzivën katër ditë më parë duke bërë që grupe ndërkombëtarë të reagojnë për të përmirësuar situatën e sigurisë, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al

Began His, Komandanti i Shteteve të Bashkuara për Afrikë, tha se për shkak të tensionimit të situatës ka lëvizur trupat nga vendi, duke mos dhënë detaje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037745952606201
array(1) { ["section"]=> string(63) "thellohet-kriza-ne-libi-fuqite-boterore-evakuojne-trupat-159558" }