THELLOHET MISTERI i makinës së blinduar ruse që u përmbys te ‘Shqiponja’, pronari i dënuar për trafik droge: Më goditën nga pas, makina u rrotullua

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 12-09-2019 THELLOHET MISTERI i makinës së blinduar ruse që u përmbys te ‘Shqiponja’, pronari i dënuar për trafik droge: Më goditën nga pas, makina u rrotullua Eldin Dergjini

Thellohet misteri i aksidentit që ndodhi mbrëmë në sheshin “Shqiponja” në Tiranë ku një automjet G Class me targa ruse H001CH 199, u përmbys.

Misteri nisi me faktin që pronari i makinës u zhduk disa çaste pas aksidentit. Në një njoftim zyrtar policia bëri me dije se makina drejtohej nga E. D., 34 vjeç,  banues në Shkodër.

Ndërkaq identiteti i plotë i shkodranit është: Eldin Dergjini i cili ka deklaruar për policinë se dikush e ka goditur nga pas.

“Makina u rrotullua disa here, u permbys. Unë munda të dal dhe përfundova në spital me një taksi të rastit që gjeta në rrugë”, është shorehur shkodrani.

Mirëpo kjo dëshmi e tij është jo bindëse për policinë e cila ende nuk ka mundur të identifikojë shoferin e taksisë që Dergjini pretendon se e ka shoqëruar në spital.

Për me tepër, targat e mjetit që ai drejtonte, i përkasin një tjetër mjeti të blinduar në Rusi.

Për këtë, 34-vjeçari ka deklaruar se mjetin e ka sjellë nga jashtë dhe ishte në pritje për dokumentat.

Dergjini rezulton një person me precedentë penal, i arrestuar më herët në Shqipëri për kundërshtim të policisë dhe trafik droge në Itali.

Rrethanat se si është goditur makina që ai drejtonte, apo autorët, nuk dihen ende por grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur misterin.

dfwergegh4gh4h (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071468353271484
array(1) { ["section"]=> string(149) "thellohet-misteri-i-makines-se-blinduar-ruse-qe-u-permbys-te-shqiponja-pronari-i-denuar-per-trafik-droge-me-goditen-nga-pas-makina-u-rrotullua-178183" }