Thellohet misteri i studentes së zhdukur në Krishtlindje, postim i çuditshëm në Facebook

Publikuar tek: bota, më 18:26 28-12-2016 Thellohet misteri i studentes së zhdukur në Krishtlindje, postim i çuditshëm në Facebook

Zhdukja e një studenteje 21-vjeçare në Oksford të Anglisë, ka bërë që autoritetet të nisin një kërkim të madh për gjetjen e saj.

Isabel Gayther duhet të ishte në shtëpi për të festuar Krishtlindjen me prindërit e saj, por ajo nuk u shfaq kurrë. Ata e denoncuan të humbur pas rreth 12 orësh dhe menjëherë nisi kërkimi për gjetjen e saj, shkruan Newsbomb.al.

Por dy ditë më pas, në 27 dhjetor, policia britanike nuk ka arritur ende të zbulojë vendndodhjen e saj.

Çështja u bë edhe më e mistershme kur në Facebook-un e saj u shfaqën dy postime ku në të parin shkruhej: “Nuk jam rrugës për Siri dhe nuk po më mbajnë peng”.

Një mesazh i dytë u shfaq pak minuta më pas në profilin e saj në Facebook.

“Një ditë e gjysmë jam jashtë kontaktit dhe kjo është ajo që ndodh??? Nuk kam humbur”.

“Sa e turpshme, kjo është hera e dytë që nëna më denoncon të humbur dhe unë vazhdoj të rikthehem. Tani dukem si m*t”, shkruhet në Facebook, raporton Newsbomb.al.

Policia ka thënë se është në dijeni të mesazheve të postuara në Facebook, por nuk ka arritur të vërtetojë nëse i ka shkruar vetë studentja. Ata janë munduar të komunikojnë me 21-vjeçaren për t’u siguruar që ajo është shëndoshë e mirë, por nuk ia kanë arritur. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038825988769531
array(1) { ["section"]=> string(93) "thellohet-misteri-i-studentes-se-zhdukur-ne-krishtlindje-postim-i-cuditshem-ne-facebook-64050" }