Thellohet skandali, në “listën e zezë” që publikoi Rama renditet edhe një i vdekur

Publikuar tek: aktualitet, më 16:43 13-07-2017 Thellohet skandali, në “listën e zezë” që publikoi Rama renditet edhe një i vdekur

Ndonëse “lista e zezë” që u publikua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama u prit me shumë replika dhe kundërshtime, duke i cilësuar si fletë-rrufetë e dikurshme në kohën e komunizmit dhe publikimit të emrave pa u verifikuar më parë, tashmë i shtohet edhe një tjetër skandal.

Gazeta Tema shkruan se në këtë listë renditet edhe emri i një personi që prej vitesh nuk jeton më.

Bëhet fjalë për personin e renditur i 36-ti në listën me 100 emra, Resul Llogo nga Këlcyra.

Nga verifikimet rezulton që Logo ka qenë kryetar i PS gjirokastër, por nuk jeton më që nga viti 2009 dhe nuk rezulton as në gjendjen civile. Resuli ka humbur jetën në një aksident automobilistik në 19 maj të 2009-ës. Aktualishtt djali i tij është kryetari i PS-së për Gjorokastrën  

Kryeministri publikuar dje përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit, duke i bashkëngjitur dhe disa emra të zyrtarëve të cilët shkelën ligjin.

Ndër institucionet kryesore që mbajnë kreun e denoncimeve janë: Bashkitë, Hipotekat, Shëndetësia, Arsimi, ALUIZNI, Policia etj..

Lista u publikua pas kërkesws sw kryeministrit ndaj qytetarëve për të denoncuar të gjitha eksperiencat e tyre negative në zyrat e shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027014970779419
array(1) { ["section"]=> string(85) "thellohet-skandali-ne-listen-e-zeze-qe-publikoi-rama-renditet-edhe-nje-i-vdekur-86007" }