Thellohet tragjedia në familjen shqiptare në Kumanovë: Pas tre fëmijëve, vdes në spital edhe babai

Publikuar tek: rajon, më 00:52 24-02-2020 Thellohet tragjedia në familjen shqiptare në Kumanovë: Pas tre fëmijëve, vdes në spital edhe babai Foto ilustruese

Bilanci tragjik i familjes Alimi nga fshati Rramanli i Kumanovës është thelluar më tej mbrëmjen e sotme, pasi ka ndërruar jetë në spital burri 58-vjeçar i familjes.

58-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë pas shpërthimit të bombulës së gazit paraditen e sotme, ndërsa tre fëmijët e familjes të moshës nga 8 deri në 11 nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë.

Në gjendje të rëndë në spitalin ‘Shën Naum’ të Ohrit ndodhen dhe dy gra të tjera të familjes, njëra 30 dhe tjetra 50 vjeçe. Gjithashtu, në Urgjencën e spitalit janë dhe tre persona të tjerë, një grua shtatzënë, një fëmijë dhe një anëtar tjetër i familjes Alimi, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007220983505249
array(1) { ["section"]=> string(103) "thellohet-tragjedia-ne-familjen-shqiptare-ne-kumanove-pas-tre-femijeve-vdes-ne-spital-edhe-babai-196215" }