“Themelohet” shteti i parë jashtëtokësor, mbi 100 mijë banorë do jetojnë në hapësirë

Publikuar tek: bota, më 16:52 08-06-2017 “Themelohet” shteti i parë jashtëtokësor, mbi 100 mijë banorë do jetojnë në hapësirë

Vitin e kaluar një grup shkencëtarësh njoftuan se do të formojnë shtetin e parë të bazuar në një anije kozmike, Asgardia.

Atëherë tingëlloi një ide qesharake, dhe po ashtu duket tani, megjithatë sipas aplikimit për licenca në FCC, (FEDERAL COMMUNICATIONS COMMISSION), duket se puna po ecën me ritëm të shpejtë, dhe mendjet e ndritura pas Asgardia, po kërkojnë të lëshojnë një satelit për ruajtjen e të dhënave në një orbitë shumë më larg sesa lejohet prej prej ligjeve dhe regullatorëve në Tokë, raporton Newsbomb.al.

“Nëse Asgardia mund të gjejë një shtet për lëshimin e satelitëve, që nuk është nënshkrues i traktateve hapësinore, nuk preket nga detyrimet e ligjit ndërkombëtar”, Mark Sundahl, profesor i së drejtës hapësinore në Kolegjin Ligjor të Cleveland.

I emëruar sipas qytetit mitologjik Norse që qëndron në ajër, Asgardia është planifikuar të jetë një anije kozmike gjigante që do qëndrojë përherë në hapësirë, do minojë asteroide dhe do të ofrojë mbrojtje për Tokën nga meteorët, mbetjet hapësinore dhe kërcënime të tjera të rrezikshme, raporton Newsbomb.al.

Tetorin e kaluar ata filluan të rekrutojnë banorë duke thënë se 100 mijë të parët do të marrin shtetësi “Asgardiane” përveç asaj që kanë në Tokë.

Deri më tani 180 mijë persona kanë aplikuar ndërsa në 18 qershor ata do vendosin për himnin dhe flamurin e tyre. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0053911209106445
array(1) { ["section"]=> string(87) "themelohet-shteti-i-pare-jashtetokesor-mbi-100-mije-banore-do-jetojne-ne-hapesire-81743" }