Themeluesi i Singaporit Lee Kuan Yew ndërron jetë, shprehin ngushëllimet Thaci, Bushati e Hoxhaj

Publikuar tek: bota, më 17:19 23-03-2015 Themeluesi i Singaporit Lee Kuan Yew ndërron jetë, shprehin ngushëllimet Thaci, Bushati e Hoxhaj

Singapori ka humbur liderin dhe themeluesin e saj Lee Kuan Yew, i cili ka ka qenw kryeministër i Republikës së Azisë për 31 vite. Lee ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare,  mëngjesin e sotëm në spitalin e përgjithshëm të Singaporit. 

Lidhur me vdekjen e tij kanë reaguar edhe liderë të tjerë si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, i cili e ka quajtur atë një gjigand të historisë këshillat e të cilit ishin të ndjekura nga liderët e të gjithë botës. Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjithashtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre duke e vlerësuar si një strategjik gjerësisht të respektuar. Për humbjen e Lee Kuan Yew kanë reaguar edhe politikanët tanë e midis tyre Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i cili shprehet në rrjetin e tij social Twitter: “Ngushëllimet për qytetarët e Singaporit për vdekjen e themeluesit të tyre, Kryeministrit Lee Kuan Yew i cili dha një kontribut të pamasë. Hashim Thaci nga ana e tij vlerëson strategjinë e Yew për rritjen më të shpejtë të ekonomisë në botë. “Ngushëllimet e mia për qytetarët dhe familjen e themeluesit të Singaporit, Yew.

Ai transformoi Singaporin në një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në botë”, shprehet Thaci në Twitter. Ish ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj gjithashtu ka thënë fjalën e tij në Twitter ku shkruan, “Singapore është një model i veçantë për zhvillimin e vogël të shtetit. Yew ishte një nga udhëheqësit më të zgjuar të Azisë”.

Republika e Singaporit do të mbajë një javë zi për vdekjen e tij .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024994134902954
array(1) { ["section"]=> string(99) "themeluesi-i-singaporit-lee-kuan-yew-nderron-jete-shprehin-ngushellimet-thaci-bushati-e-hoxhaj-6736" }