Themeluesi i UMSH, Akademiku Anastas Angjeli dekorohet me Urdhrin e Pavarësisë së Kosovës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 17-06-2019 Themeluesi i UMSH, Akademiku Anastas Angjeli dekorohet me Urdhrin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës SHTZ Hashim Thaçi organizoi një ceremoni dekorimi me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Republikës së Kosovës. Institucione te Republikes se Shqiperise, personalitete, akademike përfaqësues të shoqërisë civile, ish pjesmërres dhe përkrahës të drejtpërdrejtë të luftës clirimtare, të cilët dhanë një kontribut të çmuar dhe të veçantë për lirine dhe pavarësine e Kosovës, u dekoruan nga Presidenti Hashim Thaçi.

Në mes tyre ishte dhe Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli, themelues i Universitetit Mesdhetar të Shqipërise i cili u dekorua me Urdherin e Pavaresise së Kosovës. Ky urdher u jepet personave  qe kane dhene kontribut te larte në pavarësine e Kosoves.

Prof. Dr. Anastas Angjeli, mbante postin e Ministrit të Financave të Shqipërisë, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO. Gjithashtu ai ushtronte detyren e Ministrit te Ekonomisë gjatë përpjekjeve për konstituimin e të shtetit të Kosovës dhe përgatitjet për shpalljen e pavarësise në vitin 2008.

Në fjalën e tij Presidenti Thaçi në mes të tjerave u shpreh “Të jeni të sigurt se kur kombi shqiptar u bashkua rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës për liri, atëherë edhe ndërkombëtarët u vunë në lëvizje dhe këtu kemi dëshmitarë të këtyre angazhimeve, përfaqësuesit më të denjë të këtij angazhimi kombëtar për liri, për pavarësi të Kosovës. Prandaj, u shpreh mirënjohje secili prej juve personalisht për rolin e jashtëzakonshëm edhe diplomatik, edhe politik, edhe ushtarak, edhe të gjithë segmenteve që ndikuan që bota të na përkrahë edhe më tepër”.

jhk.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030561923980713
array(1) { ["section"]=> string(95) "themeluesi-i-umsh-akademiku-anastas-angjeli-dekorohet-me-urdhrin-e-pavaresise-se-kosoves-168537" }