Themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i vjedhin password-in e Twitter, “dadada”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:13 07-06-2016 Themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i vjedhin password-in e Twitter, “dadada” Mark Zuckerberg, CEO i Facebook

“Njerëzit e konsiderojnë normale jo vetëm që të japing informacione në mënyra të ndryshme, por edhe në mënyrë të hapur dhe të shpërndarë. Për këtë, rregullat sociale janë dicka që ndryshojnë me kohën. Privacia nuk do të të zgjasë për shumë kohë”. Këto fjalë janë thënë nga hackerat. Dhe duket se dje ka përfunduar edhe privacia për Mark Zuckenberg në llogarinë e tij në twitter. “Dadada” fjala kyç e përdorur prej tij, është zbuluar nga grupi i hackerave, nën emrin OurMine. 

Zuckenberg kishte përdorur të njëjtin password në linkedin që kohë më parë iu vodhën gati 100 milionë profile. Emri i tij, është ndër të fundit llogari të VIP-ave që janë dhunuar kohët e fundit. Eshtë e thjeshtë të imagjinohet se pse Zuckerberg i kishte hapur gjithë këto llogari, fillimisht për ti provuar, dhe më pas për ti harruar.

Pas kësaj ngjarjeje, facebook ka deklaruar se asnjë llogari e themeluesve të vet është vendosur në rrezik. Siç mund të thuhet nuk janë në diskutim facebook apo edhe Whatsapp, që ka aktualisht një fushatë të gjerë për sigurinë edhe pse dhunimi i llogarisë në Twitter nuk është mohuar. Ndoshta sepse kanë të bëjnë me një shoqëri konkurrente. Por ndërkohë duhet bërë e qartë se askush nuk mund të ndihet i sigurt duke përdorur rrjetet sociale. E dinë edhe hackerat. E dinë edhe shoqëritë e rrjeteve sociale. E di edhe Zuckerberg. Por sigurisht, ti besosh dadaismit për tu mbrojtur, duhet të kesh pak naiv, raporton Repubblica.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017914056777954
array(1) { ["section"]=> string(84) "themeluesit-te-facebook-mark-zuckerberg-i-vjedhin-password-in-e-twitter-dadada-42715" }