Thënia profetike e Fidel Kastros për Obamën dhe Papa Françeskun

Publikuar tek: bota, më 14:52 30-07-2015 Thënia profetike e Fidel Kastros për Obamën dhe Papa Françeskun

Një thënie e liderit historik të Kubës, Fidel Kastro, ka vërshuar në rrejetet sociale, e kjo për shkak të natyrës profetike të thënies në vitin 1973:

 “Amerikanët do të angazhohen me ne ditën që presidenti i tyre do të jetë me ngjyrë dhe Papa do të jetë nga Amerika e Jugut”, Fidel Kastro, 1973.

Fakti që Fidel Kastro ka mundur të parashikojë dy nga eventet e së ardhmes, ka bërë që kjo shprehje të shpërndahet mijëra herë në disa gjuhë të ndryshme të botës në rrjetet sociale. Por a është e vërtetë?

Shumë kanë spekuluar menjëherë se shprehja nuk është autentike duke thënë se shprehja ka nisur si një parodi ndaj rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Kubës.

Por e vetmja dëshmi që e vërteton se Kastro e ka thënë këtë shprehje është dëshmia gojore e një shoferi taksie. Sipas tij Fidel Kastro e ka thënë shprehjen profetike i pyetur nga një gazetar pas kthimit nga Venezuela në vitin 1973.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028701066970825
array(1) { ["section"]=> string(69) "thenia-profetike-e-fidel-kastros-per-obamen-dhe-papa-franceskun-17325" }