Theo Jacobs ‘gozhdoi’ Donika Prelën e Krimeve të Rënda, ish-ministri: Vë bast që e kalon vettingun

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 22-01-2019 Theo Jacobs ‘gozhdoi’ Donika Prelën e Krimeve të Rënda, ish-ministri: Vë bast që e kalon vettingun

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet i sigurt se prokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela do ta kalojë vettingun edhe pas reagimit të ONM.

'Vë bast që Donika Prela, pavarësisht reagimit të ONM, e kalon Vettingun', shkruan Manjani.

Gjatë seancës dëgjimore të Prelës ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs i cili e ka vënë në siklet prokuroren sa i takon të ardhurave të bashkëshortit të saj i cili rezulton se është paguar me para cash. Jacobs ka pyetur Prelën lidhur me rrogën e  bashkëshortit të saj si inxhinier ndërtimi në një firmë, pasi sipas KPK pagat janë paguar në cash dhe nuk janë paguar sigurimet.

 “Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe lënë një shije të keqe dhe nuk mund ta pish mirë kafen. Dhe pas drekës, shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën cash dhe ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por dua të di nëse nuk janë paguar  taksat me koiçidencë ose jo.

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është, bashkëshorti  juaj është viktimë apo bashkëpunëtor në këtë skemë”, i tha theo Jacobs Prelës.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anulimi i PPP Thumanë-Kashar, Mehmetaj përgënjeshtron deklaratën e Spiropalit: Nuk i vëmë faj as ministrave të rinj
E RËNDË, vdes foshnja 4 muajsh me fruth në QSUT »
Article Logic
Execution time: 0.012992143630981
array(1) { ["section"]=> string(101) "theo-jacobs-gozhdoi-donika-prelen-e-krimeve-te-renda-ish-ministri-ve-bast-qe-e-kalon-vettingun-149858" }